GREQI – Tre shtetas shqiptare janë arratisur nga policia e lagjes “Argjirupi” Athinë pasi kanë sharruar kangjellat dhe janë hedhur nga 10 m lartësi.

Arratisja spektakolare që ka shkaktuar habi tek policët grekë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit. Të arrestuarit ishin pjesë e bandës me 5 veta që u kapën me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me mbi 400.000 euro.

Sipas deklaratës për shtyp të policisë greke për arrestimin e bandës “përdornin metodë të caktuar vjedhjeje, përcaktonin shtëpinë pasdite dhe natën persona të trajnuar hapnin dyer e dritare dhe rrëmbenin para dhe bizhuteri të shtrenjta.

Shqiptarët hajdutë janë të specializuar në alpinizëm -kacavjerrje dhe kështu arrinin të hapnin shtëpi të pallateve shumëkatëshe”. Tre të arratisurit do përballen dhe me akuzat e tregtisë së drogës pasi në shtëpinë e kapobandës u sekuestruan 18 kg kanabis dhe 3 peshore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: