I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Alfred Trebicka, aktor, i cili njihet si tifoz i Anglisë, foli për ecurinë e “Tre Luanëve” në këtë Botëror.

A jeni i kënaqur me Anglinë këtë Botëror?

Jo dhe aq. Më ka kënaqur vetëm pjesa që kanë avancuar dhe janë në gjysmëfinale. Loja që ka bërë nuk më ka shijuar edhe aq shumë. Kjo Angli është pa lojtarë anglez.

Në pjesën e parë shikoja që mesfushorët kthenin topin mbrapa kur rezultati ishte 1-0 në favor të tyre. Vitet e mëparshme Anglia edhe nëse ishte duke fituar 4-0 shkonte sërish në sulm.

E theksoj që loja e Anglisë nuk ka qenë ajo që unë prisja. Sa për atë që thuhet se ka ardhur deri këtu pa u përballur me skuadra të mëdha unë po pyes se kush janë këto skuadra? Është Gjermania? Është Brazili? Është Argjentina?

Në rregull, luajti vetëm përballë Belgjikës por edhe ajo ishte një ndeshje pa interes.”-përfundoi Trebicka.

(BalkanWeb)