Tregjet e aksioneve në Azi shënuan rënie të mëtejshme, megjithëse Pekini mori masa për të stimuluar rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

Mbrëmë Banka Qendrore e Kinës i uli me 0,25 për qind normat e interesit. Tregjet fillimisht reaguan pozitivisht dhe aksionet shënuan rritje në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Por ende vijoinjë ditë e furishme për tregjet aziatike, me luhatje të mëdha për to.

Në New York, ekonomistët thonë se rritja ekonomike e Kinës mundet të bjerë në në nivelin 6.6 për qind vitin e ardhshëm, një shifër kjo shumë më e ulët se në të kaluarën. Sipas ekspertëve, problemet ekonomike të Kinës do të ndjehen dhe në disa vende të tjera.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: