TIRANE– Një aksion i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është finalizuar me konfiskimin e 284 kilogramëve mish, të tregtuara nga subjektet jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Gjatë aksionit të së shtunës, AKU zbuloi se brenda një furgoni mallrash po transportohej 65 kilogramë mish, i destinuar për konsum njerëzor. Furgoni me targa 3012 B, që drejtohej nga Kristo Mukades, u bllokua, ndërsa subjekti u gjobit me 300.000 lekë.

Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjetën dhe sekuestruan 21 kg mish keci pa vulë dhe certifikatën veterinare. Pas sekuestrimit të mishit, ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lekësh.

Inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, konstatoi 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300.000 lekë, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.

Aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u shtri edhe në Fier, Vlorë e Gjirokastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: