TIRAME – Tëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Frutet e trëndafilit të egër ndihmojnë mjaft në kurimin e disa prej sëmundjeve më të përhapura.

Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi. Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës.

Për përgatitjen çajit nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 minuta. Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë para buke. Rezultate të mira kjo bimë jep edhe në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares. Shpesh dëmtimet në mushkëri shoqërohen me shfaqjen e kollës.
20130915210319793577
Mënyra më e mirë për largimin e saj është çaji i tëndafillit. Çaji duhet të pihet disa herë në ditë deri në shërim të plotë, kur kolla të mos ketë lënë gjurmë. Ashtu si dhe shumë bimë të tjera, trëndafili i egër është një qetësues i shkëlqyer i dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes. Mjekët popullorë këshillojnë 2 gota çaj në ditë para buke dhe shqetësimet do të largohen shumë shpejt.

Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore, ky çaj jep efekte të menjëhershme. Te njerëzit që vuajnë nga depresioni, këshillohet të pihet çaji i përftuar nga trëndafili. Pirja e çajit çdo ditë ndihmon në lehtësimin e situatës. Jo vetëm frutet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve.

Rezultate të shkëlqyera jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në 7 pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. Shumë i rëndësismëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemoragji.

Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemoragjinë. Në këto raste lyerja e plagës 3 herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin.

Duke u nisur nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatitja e një doze lëngu, përdoret edhe si tonik. Në saj të përbërëseve anti-nflamator, kjo bimë e çmuar ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në plakjen e parakohshme. Lyeni pak pambuk me lëngun magjik dhe më pas kalojeni atë në fytyrë. Impakti është : një ndjejë e këndshme dhe e freskët

Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frutet e saj janë të vetmet pjesë të bimës, që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb