PRISHTINË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i dha sot një mbështetje të qartë autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb. Përmes një deklarate për shtyp, ambasada e SHBA-ve ka theksuar se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e saj.
“Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.

AMBA
Megjithatë ambasadave amerikane në Prishtinë iu ka bërë thirrje palëve që t’i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog. “SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve.
Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr., i cili ka thënë “gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura”, tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve”, – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Kosovë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb