LUSHNJË- 36-vjeçari nga Lushnja, Niko Trimi që disa ditë më parë denoncoi dhunën dhe tradhtinë e bashkëshortes së tij ka pranuar ta falë këtë të fundit për hir të tri fëmijëve.

Në një thirrje publike, 36­-vjeçari nga fshati Stan i Lushnjës i ka kërkuar bashkëshortes së tij që të kthehet në shtëpi dhe të kujdeset për tri fëmijët. Ai ka premtuar se do ta falë atë nëse ajo heq dorë nga tradhtitë dhe nga Facebook­u. Kjo deklaratë vjen një ditë pas arrestimit të bashkëshortes së tij, Edmonda Trimi, për dhunë në familje.

DEKLARATA E TRIMIT

“Unë premtoj se do ta fal për çdo gjë, por të heqë dorë nga Facebook­u dhe nga telefonatat me persona që s’kanë lidhje me familjen. Në qoftë se me telefonin ka problem, i duhet të më thotë mua që do të flas me mamin ose me dikë dhe unë si kam penguar asnjë gjë”. Ai ka shtuar se këtë vendim po e merrte edhe për hatër të tre vajzave të mitura që sipas tij kanë nevojë për të ëmën. Ndërkohë, ai ka rikujtuar tradhtinë e dytë të bashkëshortes së tij duke treguar detaje të largimit të saj nga shtëpia pasi e kishte dhunuar fizikisht. “E mori njëri në telefon dhe i tha. Ku je o zemër? Po vij te babi i tha ajo. Dhe këtu mendoj se kanë dorë edhe prindërit. I kam njoftuar prindërit e saj, ndërsa ata më lënë shkaktar mua për ato që kanë ndodhur. Për çfarë arsye qenkam unë shkaktar? Jam vërtetë në gjendje të rëndë shpirtërore. Për këta fëmijë kur i shikoj kështu pa veshur, pa ndërruar. Kush do t’i mbajë këta fëmijë nesër …? Kanë nënë apo s’kanë nënë?”, ka pohuar Trimi.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: