SHKODËR- Një sasi eksplozivi i është vendosur një objekti në pronësi të një shkodrani mbrëmjen e kaluar. Mësohet se objekti ku u vendos lënda plasëse është në pronësi të biznesmenit Sadetin Kiri. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Kiri

Policia tha se ngjarja dyshohet se ka rrjedhur nga konfliktet për shkak të borxheve që djali i biznesmenit, Fatjon Kiri iu kishte marrë personave të ndryshëm. “BalkanWeb” mëson se i riu është një emër i njohur në Shkodër, për shkak të angazhimit të tij si futbollist. Ai luan me ekipin e Tërbunit të Pukës.

Banesa e biznesmenit ndodhet shumë pranë objektit ku u vendos eksplozivi. Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb