Armando Duka u zgjodh dje për herë të 5 në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit duke mundur në garën treshe deputetin Bashkim Fino dhe ish-gjyqtarin Shpëtim Hala.

FSHF njofton se menjëherë sapo u mësua për rezultatin presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe më pas ai i FIFA-s, Gianni Unfantino, kanë telefonuar Dukën për ta uruar. Sipas FSHF-së ata kanë qenë të kënaqur edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë

Njoftimi i FSHF-së

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Asamblenë e Përgjithshme dhe rizgjedhjes së Presidentit Armand Duka në krye të FSHF-së edhe për katër vitet e ardhshme, krerët më të lartë drejtues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë telefonuar presidentin e zgjedhur z.Armand Duka.

Fillimisht Presidenti i UEFA-s, z.Aleksandër Ceferin gjatë një bisede telefonike fare pak orë pas mbylljes së punimeve i përcolli urimet e menjëhershme z.Duka për vazhdimësinë e tij në këtë detyrë si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes UEFA-s dhe FSHF në projektet e përbashkëta. Presidenti i UEFA-s gjithashtu ka shprehur përgëzimet e tij për mbarëvajtjen normale të punimeve teksa ka rikonfirmuar edhe angazhimin e tij për një bashkëpunim akoma më të ngushtë në vijim.

Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, z.Gianni Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me Presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja. Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi z.Duka për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb