ZYRIH- Lionel Mesi është fitues i “Topit të Artë”. Mesi ka mposhtur kështu dy favoritët e tjerë Nejmar dhe Ronaldo, duke koleksionuar 5 topa të artë në karrierën e tij.

Argjentinasi i Barcelonës ka fituar topin e tij të pestë të artë, pas atyre të vitit 2009, 2010, 2011 dhe 2012. Mesi fitoi sezonin e shkuar Champions dhe La Ligën, ndërsa për trofeun e sotëm ishte më i votuari nga gazetarët, trajnerët dhe kapitenët.

Trajneri i Barcelonës Luis Enrike është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA. Në këtë garë Enrike pa pas rivalët, Pep Guardiola tek Bajerni i Mynihut dhe trajnerin e Kilit, Jorge Sampeoli.

Zbardhet formacioni më i mirë i vitit 2015 nga FIFA.

Në të bëjnë pjesë katër lojtarë të Barcelonës dhe katër të Realit të Madridit, si edhe një i Juventusit, një i Bajernit dhe një i PSG­-së.

Formacioni: Manuel Neuer; Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves; Andres Iniesta, Luka Modric, Paul Pogba; Neymar, Leo Messi, Cristiano Ronaldo.

Mesi, Ronaldo dhe Nejmar kanë shkelur në “Tapetin e kuq” ku janë brohoritur dhe duartrokituar nga qindra tifozë, fansa të cilët nuk hezituan të shkrepnin selfie me tre yjet e futbollit botëror. Ndërsa të tre futbollistët kanë dhënë autografe pafund duke respektuar dhe vlerësuar prezencën e tifozëve mikpritës.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: