Dokumentari i publikuar rreth një muaj më parë për ngjarjet e 14 tetorit 2015 në Beograd ku u ndërpre ndeshja e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të shfaqet në Londër. I titulluar ‘Triumph’ dhe i shfaqur për herë të parë në Poloni, ekzaktësisht në Varshavë në datat 19-21 tetor 2017, stacioni i radhës për dokumentarin është Londra, në kinemanë “The Prince Charles Cinema”, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të takojnë dhe t’i drejtojnë pyetje edhe ish-kapitenit, Lorik Cana.

Me regji të Kreshnik Jonuzit dhe Luftar Von Ramës, ky dokumentar sjell histori të ndryshme, duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, pas ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

triumf

88 minuta i gjatë ‘Triumph’ përfshin intervista e momente speciale, mbi futbollistët e kombëtares shqiptare. Ai është prodhuar me një buxhet tejet të ulët dhe falë donacioneve të disa komuniteteve shqiptare në SHBA, raporton ‘super sport’.

Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të përdoren për përfundimin e postproduksionit të filmit dhe për Fondacionin “Lorik Cana 5”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb