Një histori dashurie brenda gjakut lindi para dy viteve në një zonë të largët të Shqipërisë, në veriun e saj. Një adoleshente, asokohe vetëm 15 vjeç dashurohet me një 24-vjeçar, i cili jetonte një fshat më larg saj. Askush prej tyre nuk e dinte se bashkë i lidhte i njëjti gjak…por vazhduan historinë e tyre të bukur pa e ditur se një ditë pasojat do të ishin fatale për të dy.

Për shkak të zonës që i rrethonte, çifti takohej fshehtas, që askush mos t’i shikonte. Dy vite shkëmbenin mesazhe, flisnin me orë të gjata në telefon shfrytëzonin çdo rast për të qenë pranë njëri-tjetrit, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ndryshimi ishte i dukshëm tek adoleshentja dhe nëna e saj kuptoi se diçka po ndodhte me të bijën. Mentaliteti në shoqërinë shqiptare është i egër dhe nuk mund t’i shpëtonte nënë Selvia, e cila e ka dhunuar vajzën kur nuhati se ajo ishte e dashuruar pa e ditur personin në fjalë.

ME ZEMER TE HAPUR

Ishte janari i këtij viti kur vajza shfaqi disa shqetësime me barkun. Kishte fryrje dhe dobësi trupore. Të dyja nënë e bijë shkojnë tek mjeku i fshatit nga eko-ja u zbulua se vajza ishte shtatzënë dhe në muajin e 6-të, ku për shumë pak kohë do të sillte në jetë një vajzë. Lajmi ishte i rëndë për nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Adoleshentja në fillim nuk tregonte emrin e djalit që kishte marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh. Prindërit e detyruan të tregonte se kush ishte babai i fëmijës. Në fund e dorëzuar ajo tregon emrin. Ai emër dhe mbiemër ra si bombë në familje pasi ishte kushëriri i saj.

Rruga për të zgjidhur këtë problem apo për të ndërtuar një kurorë brenda familjes nuk ishte e lehtë. Familja e vajzës që në fillim u kundërshtua nga familjarët e djalit. Ata nuk pranuan asgjë sikurse dhe vetë djali.

Nuk munguan as denoncimet në polici. Sot çështja është në gjykatë. Por sot ai embrion ka marrë jetë. Foshnja është 4 muajshe dhe jeton me nënën adoleshente dhe gjyshërit. Atësia nuk u njoh. Nuk është e lehtë kjo histori, ku në jetë ka ardhur një fëmijë brenda një gjaku, ku babai e mohoi ekzistencën e saj dhe nëna e gjyshërit jetojnë në kushte të mjerueshme, pa asnjë të ardhur. Absurditeti qëndron në faktin që familja e vajzës tenton të ngrejë këtë kurorë dhe e bija me mbesën të shkojë në familjen ku i takon.

Nëna e 17-vjeçares ka qenë në studion e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ka treguar të gjithë peripecitë e saj me vajzën, që nga shtatzënia dhe deri tek denoncimet në polici.

“Kam bërë një jetë me vuajtje. Kam punuar për bukën e gojës. Çunat punonin për veten. Unë kisha veç këtë vajzë në shtëpi, tjetrën e kisha martuar. E kam kuptuar që kur ika tek vajza tjetër, pash që kësaj i ka dhënë një nr.telefoni një djalë. Unë e shihja që flisja në telefon. Kur po ankohej për dhimbje barku, mora vesh që ishte shtatzënë. Por kur vendosëm që ta hiqnim, e mori djali në telefon dhe i tha që do e marr bashkë me vajzën. Por ne pritëm dhe ai nuk erdhi. Na gënjeu. Mora vëllain në telefon, dhe i tregova të vërtetën, shkuam tek shtëpia e tij dhe nuk na pranoi. Kam bërë 11 denoncime, por veç dy ngelën të tjerat u fshinë. Ajo e dinte kush ishte, por nuk e linte të tregonte, pasi ai e kërcënonte se do e shtypte me makinë se ishte shofer”, tha nëna e vajzës, raporton “BalkanWeb”.

Mes të tjerash analizat e ADN-së treguan se kushëriri nuk është babai i vajzës së vogël.

VAJZA

Për çfarë nuk je dakord me mamin?
Jam dakord me të gjitha.

Si e njohe babain e vajzës? Ai është?
Po ai është. Me telefonin e mamit u njoha. Ai më dha numrin. Më propozoi për t’u lidhur.

Pranove menjëherë?
Po, me dëshirën time dhe të tijën.

Si takoheshit?
Në hotel. Vinte më merrte ai me makinë. Nuk e dinte asnjëri.

Sa kohë vazhdoi lidhja?
Deri në klasën e nëntë.

Çfarë të premtoi?
Më tha do të marr.

Analiza e ADN-së tregon se babai nuk është ky djalë?
Po, se ka dhënë lekë. Analiza ka dalë se ka dhënë pare. Jam e sigurt 100% se ka dhënë lekë.

Kur e kuptove se ishe shtatzënë?
Kur shkova tek mjeku. Ai më tha se je shtatzënë. Nuk e dija.

Ke biseduar me djalin pas lindjes së vajzës?
Jo, nuk kam folur. Që ditën që mora vesh se isha shtatzënë.

Kur e mësove se ishit kushërinj?
Kur e zbuloi mami më tha që ishim kushërinj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb