SERBI-Një makinë ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje paraditen e sotme në Beograd. Sipas mediave serbe, shpërthimi ka ndodhur pranë një shkolle dhe ka qenë i fortë.

Mësohet se mjeti që ka shpërthyer është tip ‘Citroen Picaso’, ndërsa brenda ndodhej vetëm shoferi i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë plagosur dhe 3 persona të tjerë të cilët po kalonin rrugën. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie dhe zjarrfikësja kanë morritur në vendngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb