TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një burrë ka shkuar deri në marrëzi, duke vrarë gruan e tij e më pas veten.

Krimi makabër u regjistrua në zonën e njohur si frutikulturë në Kamëz. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas sinjalizimit, efektivët kanë gjetur të pajetë në banesën e tyre ciftin e bashkëshortëve. “BalkanWeb” mësoi identitetin e viktimave, ndërsa bëhet fjalë për Halil Litën dhe Dije Lita. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton lidhur me zbardhjen e krimit të dyfishtë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L. Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb