*Shpërthime zinxhir me eksploziv në Tiranë, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri 

*Shpërthim në banesën e ish-shefit të Komisariatit 3 në kryeqytet, Alfred Numani

*Merren në mbrojtje nga policia Bashkim dhe Luiza Tahiri

*Policia kryen shpërthimin e komanduar të tritolit të gjetur pranë “Vasil Shantos”
*Prokuroria e Krimeve te Renda: Tre ngjarjet po hetohen së bashku

NË PËRDITËSIM* Tre shpërthime me eksploziv kanë tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit. Shpërthimet ndodhën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, në 3 zona të ndryshme të Tiranës, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën.

-Objektiv i një prej atentateve ka qenë farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që ndodhet pranë Spitalit nr 5.
-Objektivi i dytë ka qënë shtëpia e Shefit të Krimeve të Rënda në Korçë, Alfred Numani.
-Objektivi i tretë ende nuk është zbuluar, pasi eksplozivi është gjendur në stacionin e autobusit të unazës pranë “Vasil Shantos”, nga policia, e cila ka kryer vetë shpërthimin e komanduar.

Mësohet se në këtë zonë ndodhet banesa e prindërve të ministrit Saimir Tahiri, Bashkim e Luiza Tahiri, të cilët janë marrë në ruajtje nga policia, por dhe shume prane pallatit te nenes se kryeministrit Edi Rama. Nga të tri shpërthimet, dy të realizuar nga autorët dhe i treti, i kontrolluar nga Policia, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur.
Janë shoqëruar 28 persona, si pasojë e planit të masave, por ende nuk ka të dyshuar. Janë marrë në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë lëvizur pranë farmacisë, si taksistë apo edhe personeli i spitalit numër 5.

Të treja ngjarjet konsiderohen nga policia si akte të pastra terroriste.
News24 sjell pamjet filmike nga farmacia e babait te ministrit Tahiri, pak minuta pas shperthimit te tritolit

ARTAN HOXHA: NJË PERSON ME KAPUÇ VENDOSI MINËN, U FILMUA NGA KAMERAT

Ora 18:39 – Drejtuesi i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me autorët e vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në orët e para të mëngjesit të sotëm. I ftuar në rubrikën “Opinion”, gazetari Hoxha tha se kamerat e sigurisë së një biznesi privat kanë filmuar një person me kapuç, i cili zbret nga biçikleta, dhe në harkun kohor të 30 sekondave vendos minën në kondicionerin e farmacisë. Hoxha thekon se mina e vendosur në farmacinë e babait të ministrit përmban rreth 400 gramë tritol. Sipas Hoxhës, autori nuk mund të identifikohet nga pamjet e siguruara, pasi cilësia e kameras ka qenë shumë e dobët. Ndër të tjera, gazetari Hoxha shprehet i bindur se tre shpërthimet e sotme në Tiranë kanë lidhje me njëra-tjetrën.

FORCAT E SIGURISË “BLINDOJNË” SHTËPINË E MINISTRIT TAHIRI

Ora 18:30- Banesa e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në zonën pranë “Kodrës së Diellit” është përforcuar me shërbime sigurie. Tashmë me një urdhër të shefit të Gardës së Republikës, banesa do të ruhet jo më me një gardist, por me dy në turn.

“News24” ka arritur të sigurojë pamjet filmike të gardistëve në hyrje të pallatit ku jeton ministri Tahiri. Gjithashtu e gjithë zona nga pjesa e poshtme e tunelit të unazës së madhe  të Tiranës tek “Komuna e Parisit”, deri tek zona mbi selinë e qendrës “Leonorë”, patrullohet nga shërbime në këmbë dhe me autopatrullë të komisariatit numër 1 dhe 2 të kryeqytetit.
Masat e marra vijnë menjëherë pas tre shpërthimeve me lëndë eksplozive me tritol ku në njërin rast është dëmtuar biznesi farmaceutik i Bashkim Tahirit, babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV, PROKURORIA PËR KRIME TË RËNDA: TRE NGJARJET PËR MOMENTIN PO HETOHEN SË BASHKU

Tre ngjarjet e shpërthimit me eksploziv në Tiranë për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Kështu bëri të ditur zyrtarisht organi hetimor, duke theksuar se Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se në orën 02.50 të datës 10.02.2015 ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive në një ambient tregtar, në pronësi të shtetasit B.T, ndodhur në rr. “Kongresi i Manastirit”.
Rreth orës 03.50, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në shesh-pushimin e katit të pestë të një pallati në rr. “Arben Minga” dhe janë dëmtuar banesat e shtetasit A.N, zyrtar i Policisë së Shtetit, dhe shtetasit E.F.

Po ashtu, rreth orës 06.15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar.

Këto tre ngjarje për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kuadër të këtij hetimi, po kryhen të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale.

Ora 03:00- News24 dhe Balkanweb u sinjalizuan nga gazetari Spartak Koka se shpërthimi i parë, ka ndodhur pikërisht në rrugën “Kongresi i Manastirit” në farmacinë “Sat Farma” në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit Saimir Tahiri. Farmacia ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa shpërthimi dëmtuar 5 biznese dhe një automjet, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Eksplozivi është vendosur në murin e jashtëm të farmacisë, duke e shembur atë. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen në fillim të rrugës “Kongresi i Manastirit”, ndërsa që prej momentit të ngjarjes forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën, për të identifikuar çdo person të dyshimtë apo që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Shperthimi ne banesen Numani
shp[erthimi te numani 13

Ora 03:30- Vetëm pak minuta pas shpërthimit të parë, në një distancë prej 50 metrash në vijë ajrore, ka ndodhur një tjetër shpërthim me eksploziv, këtë radhë në rrugën “Arben Minga”. Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se eksplozivi është vendosur në banesën e ish-shefit të Komisariatit të Policisë, nr 3 në Tiranë, Alfred Numani, i cili aktualisht është Shef i sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Korçës. Fatmirësisht edhe nga shpërthimi i dytë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Shpërthimi te “Vasil Shanto”, pranë banesave të mamasë së Ramës dhe babait të ministrit Tahiri

Ora 08:00- Shpërthimi i tretë, ka ndodhur rreth orës 8:00 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë zonës së “Vasil Shantos”. Lënda eksplozive është gjetur në rrugë në orën 06:15 të mëngjesit, pranë stacionit të autobusit dhe policia ka bërë shpërthim të kontrolluar të saj. Shtëpia e Bashkim dhe Luiza Tahirit ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, por nuk dihet nëse ka qenë pikërisht banesa objektivi.

20150210-090134

Gazetari Spartak Koka njoftoi se lënda eksplozive është gjetur nga kalimtarët në stacionin e autobusit të unazës tek “Vasil Shanto”, bëhet fjalë për një kallëp eksplozivi me fije teli të nxjerra jashtë, gati për të shpërthyer. Tritoli është konstatuar nga qytetarët, që kanë njoftuar menjëherë Policinë. Forca të shumta policie ka bërë një krehje të zonës nga “Vasil Shanto” deri tek “21 Dhjetori”, jashtë rrugës “Muhamet Gjollesha”. Akti konsiderohet nga policia si akt terrorist. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të çdo biznesi në këtë segment rrugor, me qëllim zbulimin e autorëve.

Një numër i madh efektivësh të Policisë së Shtetit, efektivë të repartit “Shqiponja”, FNSH-të, janë shpërndarë në Tiranë, duke ngritur pika kontrolli për të verifikuar çdo person të dyshimtë. Në 3 vendet e ngjarjeve janë mbledhur prova materiale dhe janë kryer veprimet procedurale, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Nuk dihet nëse tre shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

TRITOLI NË BANESËN E SHËFIT TË KRIMEVE TË RËNDA, DËMTOHEN 6 APARTAMENTE, DYSHOHET PËR SHKAK TË DETYRËS

Tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së Shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Numani, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të paktën 6 apartamente kanë mbetur të dëmtuara. Sipas ekspertëve të policisë, lënda eksplozive është vendosur në pjesën ku ndodhet matësi i ujit të pijshëm, pranë derës së banesës së Numanit. Ndërkohë që është shkatërruar totalisht sheshpushimi i katit të 5, muri anësor i shkallës është shembur totalisht. Mësohet se familja e Numanit ndodhet në SHBA. Vetë shefi i Krimeve të Rëdna, Alfred Numani ka qenë në vendin e ngjarjes ku është konsultuar me hetuesit dhe prokurorët e çështjes. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Numani është marrë në pyetje për të dhënë shpjegime për kërcënime të mundshme apo dyshime të mundshme që mund ti kenë ardhur së fundmi. Ai ka pasur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit në vitet 2003-2010.

alfred numani1

(Në foto, shefi i Krimeve të Rënda, Alfred Numani dhe banesa ku ndodhi shpërthimi)

sh[erthimi te numani 7

TAHIRI THËRRET NË TAKIM LLALLËN DHE VISHO AJAZI LIKËN

Mbi 3 shpërthimet rresht me tritol në kryeqytet kanë sjellë takime të drejtuesve të lartë të policisë dhe organeve të hetimeve. Ministri Saimir Tahiri ka thirrur në takim në ministrinë e Brendshme, kreun e Prokurorisë, Adriatik Llalla dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

BASHKIM TAHIRI, I ARRESTUAR GJATE FUSHATES ELEKTORALE TE 23 QERSHORIT

Në 25 mars 2013, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës, Bashkim Tahiri, i ati i Ministrit të Brendshëm, është arrestuar nga Policia me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

babai

Arrestimi i tij ngjalli debate dhe reagime të ashpra nga të dyja krahët e politikës. Pas lirimit të tij, PS-ja e konsideroi arrestimin, hakmarrje politike.

RAMA: AKT TERRORIST NDAJ FAMILJES SË MINISTRIT, AUTORËT DO MARRIN ATË QË MERITOJNË
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Facebook zinxhirin e shpërthimeve me tritol që u bënë ditën e sotme në Tiranë. Shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, Rama e ka cilësuar akt terrorist dhe garantoi se autorët do të marrin atë që meritojnë.
Në komentin e tij theksohet se, qeveria ka celur luftën e re të ndarjes së shtetit nga krimi, luftë që drejtohet nga Tahiri dhe ngjarjet e sotme janë një motiv më shumë për kryerjen e detyrës në shërbim të vendit.

(ar.sh/m.k/d.b/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb