TROPOJE –Trupat e pajetë të një mashkulli dhe një femre janë gjetur mesditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në Tropojë. Policia e Shtetit bëri të ditur se kufomat e dekompozuar u gjeten në afërsi të vendit të quajtur “Roga e Kermes”, në afërsi të fshatit Mejdan një zonë rreth 100 kilometra larg rrugës nacionale.

Vdekja e tyre mendohet të ketë ndodhur shumë kohë më parë, për shkak se Policia ka gjetur vetëm skeletet trupore, ndërkohë që nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë vërejtur dëmtime në kostumet sportive që dy viktimat mbanin të veshur në momentin kur ka ndodhur vdekja.
Në kushtet e dekompozimit total grupi hetimor, por dhe banorë të zonës e kanë pasur të pamundur identifikimin.

Policia bëri të ditur se provat e gjetura ne vendin e ngjarjes u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm me qëllim identifikimin e viktimave dhe shkakun e vdekjes se tyre.
Në zonën ku ka ndodhur ngjarje nuk kishte asnjë denoncim për persona të humbur, çfarë ngjall dyshimet se trupat e skeletosur mund t’i përkasin turistëve që kanë vizituar zonën në sezonin e shkuar turistik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: