SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi sot anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet ushtarake me 4% të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto), pra dyfishi i objektivit prej 2% që kanë deri në vitin 2024, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump sugjeroi se “vendet duhet të respektojnë jo vetëm angazhimin e tyre për t’i dedikuar 2% të PBB-së së tyre shpenzimeve për mbrojtjen, por duhet ta rrisin atë në 4%”.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë fjalimit që mbajti në ditën e parë të samitit të Aleancës së Atlantikut në Bruksel, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: