Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ftoi sot kryeministren britanike, Theresa May, që ta vizitojë sa më shpejtë të jetë e mundur, gjatë bisedës së tyre të parë telefonike pas zgjedhjeve të së martës, njoftoi “Downing Street”.

“May bisedoi me Trump për ta përgëzuar për fushatën e tij të vështirë dhe për fitoren”, njoftoi zyra britanike e kryeministres.

“Të dy janë dakorduar mbi faktin se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe janë shumë të rëndësishme dhe shumë speciale”, theksohet në këtë komunikatë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: