Gjatë muajve të fundit, ne kemi dëgjuar shumë histori rreth njerëzve që pretendojnë se kanë udhëtuar në kohë. Dhe, ndërkohë që shumë prej nesh shpesh tregohemi skeptikë, shumë të tjerë i besojnë ata.

Nëse ju jeni besimtarë ose skeptikë ndaj këtyre çështjeve kjo histori e këtij djaloshi do ju bëj të pyesni veten në qoftë se diçka e tillë ekziston vërtet.

Në një video të çuditshme në YouTube, një njeri i vetëquajtur ‘Noe’ pohon se ai ka udhëtuar në të ardhmen dhe ka parë se çfarë do ndodhi me botën tonë. Videoja, e postuar nga një kanal i quajtur Paranormal Elite, fillon me një hyrje të shkurtër që shpjegon se Noe ishte pjesë e një “projekti qeveritar në Amerikë” dhe po përdor një emër të rremë për shkak të frikës së mos e vrasin. Ai vazhdon të thotë se Noa ka disa probleme me shëndetin mendor për shkak të udhëtimit të tij në kohë dhe se edhe pse ai duket i ri, djaloshi ka jetuar aktualisht për “rreth 50 vjet”.

Më pas ai ka filluar të flasë dhe ka treguar se është mjaft i tronditur. Një nga gjërat e para që ai thotë është, “Nuk është qëllimi im për të mashtruar askënd, qëllimi im i vetëm është t’ju dëshmoj se udhëtimi në kohë ekziston.”

Djaloshi shpjegon se udhëtimi në kohë ka qenë i mundur që nga viti 2003, por është përdorur vetëm nga “organizatat sekrete”. Megjithëse nuk ka ndonjë detaj për mënyrën se si realizohet ky proces, ai thotë se “Në vitin 2028, organizatat private do të pranojnë se kjo gjë është e vërtetë dhe ata do ta bëjnë të mundur që po në atë vit të gjithë të kenë mundësi të udhëtojnë në kohë”.

Për të vërtetuar se ai po thotë të vërtetën dhe nuk po e sajon këtë histori, Noeja tregojë se: “Makinat elektrike dhe makinat vetëlëvizëse pa pilot do të përmirësohen shumë dhe se një makinë elektrike do të jetë në gjendje të udhëtojë 600 milje në një pagesë të vetme në vitin 2021″.

Edhe pse shumica janë shprehur se këto gjëra janë mese normale qe të ndodhin në atë vit duke parë avancimin e teknologjisë, Noeu ka rrëfyer edhe një sekret tjetër që ka parë gjatë udhëtimit të tij drejt së ardhmes, ai është shprehur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjeve në vitin 2020 do të jetë përsëri Donald J. Trump./Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb