Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan dhe kjo ka mundësi të ndodhë para samitit të NATO-s që mbahet në maj. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin, gjatë një konference për mediat në Ankara. Në qendër të takimit do të jetë konflikti sirian dhe çështje të rëndësishme të marrëdhënies mes dy vendeve.

“Presidenti ynë do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të NATO-s gjatë majit. Do të ketë një takim mes Trump dhe Erdogan. Por, përgatitjet janë duke u zhvilluar për të organizuar një takim përpara Samitit”, tha zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin.

Ndërkohë, Kalin tha se Turqia do të vazhdojë diskutimin e konfliktit sirian me administratën e SHBA-së, në veçanti, rolin e milicisë kurde siriane në operacionet kundër militantëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: