Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar Shtëpinë e Bardhë përë një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan Donald Trump. NATO, tregtia dhe Ukraina janë në rendin e ditës për t’u diskutuar, por fokusi gjithashtu qëndron në faktin se si dy liderët kanë ide jashtëzakonisht të kundërta dhe stile lidershipi të ndryshme.

Trump e ka quajtur politikën e migracionit të Merkel “katastrofike”, ndërsa ajo ka kritikuar ndalimin e tij të udhëtimit të muslimanëve të disa vendeve.

Vizita u planifikua për të martën, por u desh të shtyhej për shkak të stuhive të dëborës. Udhëheqësit po mbajmë më shumë se dy orë bisedime, që do të ndiqet me një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për shtyp.

Merkel u prit shumë ngrohtë në Shtëpinë e Basrdhë edhe pse u ndje disi në siklet pas fotografive të menjëhershme në Shtëpinë e Bardhë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb