SHBA-Pas deklaratës së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për median shtetërore se presidenti Donald Trump do paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij në OKB, kur u shpreh se do shkatërrojë plotësisht Korenë e Veriut, ka ardhur sërish përgjigja nga presidentit amerikan.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ Trump thotë se Kim Jong Un është një i çmendur që nuk e ka problem të vrasë popullin e tij.

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka problem të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij do të testohet si kurrë më parë”, shkruan presidenti amerikan.
rghn
“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut do të ndërmarrë masat më të forta,” u shpreh diktatori i Koresë së Veriut më herët.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: