Megjithëse çdo ditë ka një denoncim për ngacmime seksuale, Donald Trump nuk e ndal fushatën e tij. Pasi ka prezantuar planin e tij 100 ditësh ai ka bërë edhe një tjetër premtim. ‘Nën drejtimin tim, terrorizmi islamik do të qëndrojë jashtë vendit’.

Trump ka premtuar kontrolle të rrepta edhe për emigrimin, duke hedhur sërish në treg idenë murin ndarës me Meksikën.

Kandidati republikan ke hedhur sërish akuza ndaj Barack Obamës duke e quajtur të paaftë që nuk lufton për amerikanët pasi është shumë i zënë që të luajë Golf.

Në të gjitha sondazhet e publikuara së fundmi, Donald Trump rezulton humbës përballë Hilary Clinton. Madje rezulton se diferenca është thelluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb