Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që për bashkimin e familjeve të emigrantëve.

Ai tha se ishte prekur nga fotot e fëmijëve që i kanë ndarë nga prindërit e tyre ndërkohë që këta të fundit janë burgosur apo ndjekur penalisht për kalimin e jashtëligjshëm të kufirit.

Presidenti republikan kishte kërkuar më parë që ligjvënësit të kalonin një projektligj që i jepte fund ndarjes së familjeve.

Ai gjithashtu kërkon që ligjet e emigracionit të ashpërsohen në ndonjë legjislacion të tillë.

“Ka të bëjë me bashkimin e familjeve,” tha Trump gjatë nënshkrimit të projektligjit.

“Nuk më pëlqeu të shihja familje të ndara,” tha ai ndërkohë që shtoi se administrata do të vazhdojë me politikën e saj ‘tolerancë zero’ për emigrimin e jashtëligjshëm.

Muajt e fundit SHBA ndau më shumë se 2300 fëmijë nga emigrantët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: