SHBA-Presidenti i ri amerikan, Donald Trump i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën në 20 janar, ka gjasa se nuk do qëndrojë gjatë në Shtëpinë e Bardhë. Paralajmërimi vjen nga një eksperte e politikës amerikane, i cila thotë se Trump do të përballet me shkarkimin brenda një periudhë 18¬-mujore nga marrja e detyrës.

Kreu i Republikanëve ka mohuar pretendimet e ekzistencës së një dosje nga agjencitë ruse të sigurimit që e komprometojnë me materiale me përmbajtje seksuale. Në dosje gjithashtu flitet për lidhje të tij dhe Kremlinit gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sipas pedagoges nga Universiteti i Mançesterit, Angelia Wilson beson se skandalet janë bërë shqetësuese për Partinë Republikane, duke lënë të hapur mundësinë për shkarkimin e Trump nga Kongresi Amerikan që kontrollohet nga kjo parti. “Mendoj se ka shumë gjasa që të ketë shkarkim në 12 apo 18 muaj”- tha ajo për “The Independent”.

“Nëse do të jetë dosja e Rusisë apo ndonjë skandal tjetër nuk mund ta them, por Trump është kthyer në pengesë për Partinë Republikane. Në një pikë ajo do të duhet të distancojë vetën nga ai.”- u shpreh ndër të tjera pedagogia Angelia Wilson.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: