SHBA-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përsëri i krahasoi emigrantët me gjarpërinjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Trump lexoi tekstin nga “The Snake” (Gjarpri), që rrëfen një përrallë të një gruaje që e merr një gjarpër të jetojë në shtëpinë e saj. Sipas këngës R&B të Al Wilson-it të viteve të 1960-ta, gruaja e paemëruar kujdeset për gjarprin. Gjarpri më pas i thotë gruas “ti e di shumë mirë se isha gjarpër para se të më merrje”.

Kënga ishte një e preferuar e presidentit Trump gjatë fushatës, pasi ai me këmbëngulje atëherë shpalli një goditje ndaj emigracionit. Në 100 ditët e presidencës së tij, administrata punoi për të kufizuar emigracionin nga vendet muslimane.

Trump ka vazhduar të heqë mbrojtjen ndaj emigracionit nga një grup i gjerë njerëzish, duke përfshirë edhe ato që sillen në vend ilegalisht si fëmijë dhe ata që u është dhënë statusi i mbrojtur për shkak të fatkeqësive në vendet e tyre.

Para se të lexojë tekstin “The Snake”, Trump i tha publikut që “të mendohej në lidhje me emigracionin”.

“Nëse ju thoni nuk është aq e tmerrshme, kujt i intereson?”, pyeti ai në mënyrë retorike, duke shtuar më tej se, “Kjo është ajo që ne bëjmë me njerëzit tanë të vendit. Ne i lejojmë njerëzit brenda dhe do të ketë shumë probleme. Është vetëm duke u përkeqësuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: