SHBA-Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump vazhdon të bëjë bujë me deklaratat e tij tendecioze ku së fundmi ka bërë disa deklarata bombastike për NATO-n gjatë intervistës me gazetat “Times” dhe “Bild”. Trump ka ‘sulmuar’ NATO-n si institucion duke e qujatur një organizatë të pavlefshme sepse ka shumë vite që është krijuar dhe nuk ka luftuar aspak terrorizmin. Deklarata e Trump pritet të sjellë debate brenda NATO-s dhe mund të krijojë konflikte verbale midis Trump dhe vende anëtare të NATO-s. “NATO është institucion i dalë  jashtë mode sepse është krijuar para shumë viteve. Së dyti, shtetet nuk janë duke paguar aq sa duhen. Gjithashtu, NATO nuk e ka luftuar terrorizmin”, u shpreh Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: