Kandidati republikan për president, Donald Trump, i cili praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, është shprehur në mënyrë agresive ndaj liderve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.

Zoti Trump, i cili më parë pati propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dje i është kthyer këtij propozimi, disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës, shkruan REL.

Në rrjetin Twitter ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”.

Më tej ai ka theksuar se “ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë ashpër”.

Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: