SHBA- Ivanka Trump ka vendosur për t’i ardhur në ndihmë babait të saj. Vajza e Trump pasi ka dëgjuar zërat kritikues, ka vendosur të bëhet punonjëse qeveritare në ditët e ardhshme, ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Vajza e madhe e Presidentit Donald Trump do të jetë punonjëse pa pagesë në sektorin ekzekutiv të Shtëpisë së Bardhë.

“I kam dëgjuar shqetësimet që kanë disa për rolin tim këshillues për presidentin në kapacitetin personal, ndonëse duke respektuar vullnetarisht rregullat e etikës”, ka thënë Ivanka Trump nëpërmjet një komunikate.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb