Donald Trump ka reaguar lidhur me mundësinë që Oprah të kandidojë për Presidente në Amerikë, nisur nga fjalimi i saj tek Golden Globes, në janar. Trump nuk ka qëndruar indiferent kundrejt këtyre komenteve, madje zgjedh të reagojë nëpërmes rrjetit social Twitter.

Ai thotë se shpreson që Oprah të hedhë kandidaturë si Presidente e Amerikës, në mënyrë që të humbasë, si gjithë të tjerët.

Donald Trump ka marrë shkas nga emisioni i fundit i Oprah, pyetjet e të cilës, sipas tij, ishin të stisura dhe të dhënat e paraqitura ishin të gabuara”, shkruan në Tëitter Presidenti i SHBA.