SHBA-Ka zero shance që të braktis fushatën presidenciale, deklaroi sot Donald Trump, shumë i kritikuar nga brenda partisë republikane për deklaratat e tij maçiste dhe vulgare të publikuara në një video dje.

“Kurrë dhe kurrë nuk do të tërhiqem”, thotë kandidati republikan për “Wall Street Journal”, duke përgënjeshtruar çdolloj krize për garën për në Shtëpinë e Bardhë që e përball me demokraten Hillary Clinton.

Në një video që tregon pamje të filmuara nga NBC më shtator 2005, Donald Trump është regjistruar duke treguar me terma vulgarë mënyrën e tij se si i afrohej grave që e tërhiqnin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: