Presidenti Donald Trump ka drejtuar shënjestrën e tij të sulmeve ndaj Senatorit të Partisë Demokratike, Chuck Schumer për një fotografi që është bërë para 14 vitesh.

Trump postoi në Twitter foton e senatorit Schumer në një takim me Presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2003 gjatë inaugurimit të një stacioni gazi të një kompanie ruse në Nju Jork. Trump shkruan: “Duhet menjëherë të fillojmë një investigim të menjëhershëm ndaj Sen Schumer dhe lidhjeve të tij me Rusinë dhe Putin. Një hipokrit total”.

Por Schumer nuk la pa i kthyer një përgjigje Presidentit Trump ku shkruan se ai me kënaqësi të madhe do të fliste për lidhjet e tij me Rusinë dhe takimin me Putin, i cili u zhvillua në sy të të gjithë publikut dhe shtypit.

donald

 

chuck

 

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: