Presidenti amerikan Donald Trump priti të martën kryeministrin grek, Alexis Tsipras, në Shtëpinë e Bardhë, në një vizitë zyrtare për të përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndërkohë, kryeministri grek Alexis Tsipras është zënë ngushtë nga një gazetar në konferencën për media pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump.
Gazetari ia ka kujtuar Trumpit se Tsipras në vitin 2016 kishte thënë se kuadër të mundësisë së fitores së Trump, ai tha se shpresonte që të mos përballeshin me një ligësi të tillë. Gazetari ka kërkuar një përgjigje nga presidenti amerikan lidhur me këtë deklaratë, ndërsa kryeministrin grek e ka pyetur nëse ende qëndron pas kësaj deklarate.

Trump i është përgjigjur gazetarit duke i thënë: “Sikur ta dija këtë para këtij fjalimi”. Tsipras u tregua mjaft diplomat në shmangien e pyetjes dhe theksoi se është optimist pas takimit që zhvilloi me presidentin Trump.
“Dua të konfirmoj se takimi ishte shumë produktiv dhe nuk u ndieva i kërcënuar. Shoh se ka mundësi që të kapërcejmë diferencat që kemi dhe të gjejmë terren të përbashkët”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb