Tashmë për një vizë drejt SHBA do të kontrollohen edhe rrjetet sociale. Urdhrat diplomatik që janë dërguar javën e fundit nga sekretari i shtetit Rex Tillerson për të gjitha ambasadat amerikane i jepen instruksione konsullatave që të rrisin kontrollet e tyre. Në radhë të parë kërkohet ‘verifikim ekstrem’, një gjë që Trump e kishte kërkuar gjatë fushatës presidenciale. Rregullat shtesë do të kërkojnë nga aplikantët për të kaluarën e tyre, do t’i bëhet një kontroll në historinë e tyre të rrjeteve sociale si dhe të shikohet nëse ata kanë kaluar ndonjëherë në ndonjë territor që kontrollohet nga Shteti Islamik.

Rregullat e reja nuk do të aplikohen vetëm për 38 vende  ku përfshihen shumica e vendeve evropiane dhe aleatëve si Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut, qytetarët e të cilëve mund të marrin viza me procedurë të shpejt nëpër mes programit për heqjen e vizave. Asnjë vend nga Lindja e Mesme apo Afrika s’do të jenë pjesë e këtij programi. Më 2016, SHBA kishte lëshuar më shumë se 10 milion viza për vizitorët e huaj, por për vitin 2017 administrata e Trump do ta bëj edhe më vështirë hyrjen e miliona vizitorëve në Amerikë pasi që do të kërkojë nga ta kontrolle të reja sigurie për të dhënë viza turistike, biznesi apo për vizita të të afërmve.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb