Të kesh në dispozicion një karikues baterie nuk mund të jetë më një problem, për të karkikuar celularin do të mjaftojë të lëvizësh gishtat ose dorën, ky është një vizion i të ardhmes që përshkruhet në revistën shkencore “Nano Energy” ku prezantohet një pajisje që vishet, e përbërë nga një fletë prej floriri dhe që prodhon energji duke përdorur trupin e njeriut, e krijuar nga universiteti amerikan i “Buffalo” në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave.

Ky prototip përkon me një pllakë të gjatë 1,5 centimetra dhe e gjerë 1 centimetër. Gjatë eksperimenteve dispozitivi ka gjeneruar një tension prej 124 voltësh, që ende nuk është mjaftueshëm për të karikuar një smartfon, por është mjaftueshëm për të ndezur 48 drita LED.Ky test ishte një provë në parim, por grupi i shkencëtarëve parashikon të krijojë një version më të madh të prototipit, në mënyrë që të prodhojë më shumë energji elektrike.

“Asnjërit nuk i pëlqen që të mbajë me vete një karikues baterie, apo të kërkojë një prizë”, thotë koordinatori i këtij projekti, Qiaoqiang Gan.

“Trupi i njeriut, është një burim i bollshëm energjie. Menduam përse të mos e shfrytëzojmë për të prodhuar elektricitet?”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: