SERBI-Nenad Çanak, lider i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës ka deklaruar se radikali serb, Vojislav Sheshel e ka fyer në mënyrën më të rëndë të mundshme, ndërsa truprojat e tij e kanë sulmuar fizikisht, raportojnë mediet serbe, transmeton portlai “Zëri.info”.

Ngjarja ka ndodhur në televizionin serb “Happy”, ku të dy kanë marrë pjesë njëri pas tjetrit në programin e mëngjesit.

Për këtë televizion ditë më parë ka dhënë intervistë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“I dënuari për krime të luftës ka filluar t’i frikësoj njerëzit, përderisa më ka sulmuar fizikisht”, ka thënë Çanak.

Çanak vitin e kaluar gjatë garës për president të Serbisë kishte deklaruar se Serbia duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo që kishte bërë bujë të madhe në Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb