GREQI- Kryeministri grek, Alexis Tsipras u ka bërë apel deputetëve të partisë së tij, SYRIZA që të mbështesin marrëveshjen e ashtuquajtur “kredi për reforma” duke thënë se partia në pushtet nuk ka fituar mandatin për “Grexit”-in.

“Ne po përballemi me vendime thelbësore”, citoi media lokale kreun e së majtës të ketë thënë gjatë takimit të grupit të tij parlamentar sot.

“Ne kemi një mandat për të arritur, një marrëveshje më të mirë sesa ultimatumin e dhënë nga Eurogrupi, ne nuk kemi një mandate për ta nxjerrë Greqinë nga zona euro”, citohet të ketë thënë Tsipras nga e përditshmja online “Kathimerini”.

“Të bashkuar do ta kalojmë këtë ose të bashkuar do të fundosemi”, theksoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb