TIRANE – Ledri Vula nuk ka të ndalur për sa i përket projekteve të reja muzikor. Ai së fundi ka publikuar këngën më të re të titulluar “TTZ”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video tejet interesante.

Theksojmë se një pjesë e madhe e videos është realizuar bardhezi ndërsa këngëtarin mund ta shohim edhe me veshje të viteve të ’70 të shekullit të kaluar. Tekstin e këngës vetë autori i këngës, Ledri ndërsa për instrumentalin u përkujdes Big Bang (REDBOX Entertainment).

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e reperit prishtinas, i cili ka paralajmëruar edhe këngë të tjera.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: