Tulisa ish ­trajnerja e X ­Factor ka rrëfyer për ndërhyrjet kirurgjikale që ka kryer, të cilat e kanë transformuar tërësisht pamjen e saj. Tashmë Tulisa duket komplet një femër tjetër. Dhe në të njëjtën mënyrë siç ka transformuar fytyrën e saj, të njëjtën gjë ka bërë edhe me trupin. Nga buzët e fryra, faqet, mollëzat dhe shumë ndërhyrje të tjera e kanë bërë 26 vjeçaren të duket shumë më e madhe në moshë, por ajo thotë se është shumë e lumtur me pamjen e saj të re. Gjithsesi ajo ka pohuar se frika më e madhe e saj ishte ndërhyrja tek buzët. Urojmë që të paktën operacionet plastike të mbarojnë me kaq, pasi jo pak herë kemi parë efektet e ndërhyrjeve pa fre të vipava te cilat i shperfytyrojnë ato.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb