TUNIZI- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se një kamion dhe një autobus i transportit publik janë përplasur pranë Kasserine (qendër-perëndim).

“Bilanci i përkohshëm i këtij aksidenti është 14 të vdekur, në mesin e viktimave edhe drejtuesi i kamionit si dhe 51 të plagosur”, bëri të ditur Ministria e Brendshme tuniziane në një deklaratë. Bëhet e ditur se në aksident u përfshin 15 automjete, ku disa janë përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal në Kasserine.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb