TUNIZI-Qeveria e Tunizisë ka shpallur sot se do te mbyllë 80 xhami që nuk janë nën kontroll të qeverisë. Vendimi vjen një ditë pasi një person i armatosur vrau 39 vetë në një resort bregdetar në këtë vend.

Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, i ka akuzuar xhamitë se e kanë nxitur dhunën dhe tha se brenda një jave ato do të mbyllen nga ministria e brendshme.

Sulmi i djeshëm në resortin turistik ne Tunizi ishte sulmi i dytë vdekjeprurës në këtë vend, kundër turistëve këtë vit, pasi në muajin mars u vranë 22 vetë, shumica prej tyre shtetas të jashtëm, në muzeun Bardo në kryeqytetin Tuniz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: