TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pasditen e sotme se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE. Pas takimit me homologun belg Charles Michel, kreu i qeverisë shqiptare ka shprehur falenderime për vendet që mbështetin integrimin europian të Shqipërisë.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm që për çeljen e negociatave me BE-në, të ndërmerrte një tur vizitash në kancelaritë kryesore europiane së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha, kryeministri Rama u përgjigj:

“Ju e dini që unë nuk flas asnjëherë për opozitën në gjuhë të huaj. Kështu që përgjigja ime është shumë e shkurtër, pasi nuk ka nevojë për përgjigje. Patjetër që do të ishte shumë e vlefshme nëse ajo do të ndodhte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb