Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, pritet të vizitojë nesër pasdite Tiranën. Vizata e saj zyrtare do të nisë rreth orës 19:00.

Ajo do të zhvillojë takime me Presidentin e vendit, Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të partive politike. Pas këtyre takimeve, Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të mbajë edhe një fjalim para studentëve të Universitetit të Tiranës.

Vizita e Mogherinit në Tiranë, vjen në kuadër të turit të saj në Ballkan, specifikisht në Mal të zi, Maqedoni, Serbi, Shqipëri dhe në fund në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Mustafa dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Mogherini pritet të ndalet edhe në Mitrovicë.

Ndërkohë, raportohet se ka anuluar vizitën në Bosnjë Hervegovinë për shkak të motit të keq, por tha se shpreson ta realizojë atë sa më shpejt.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb