TIRANE- Disa orë pasi dy turistë kanë rënë nga lartësia në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, është bërë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, ndërsa në orën 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policise dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre.

Mësohet se shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxorr nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Nga rrëzimi ka pësuar dëmtime të lehta, dhe menjëherë është dërguar për kontroll në spital.

Ndërkaq vijojnë kërkimet për turistin e dytë, shtetasin me inicialet Xh.S, i cili dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.
(el.sp//BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb