SARANDE- Një pushuese gjermane, e cila kishte zgjedhur që të vizitonte pikën turistike të ‘Syrit të Kaltër’ ka rënë pre e hajdutëve.

Mësohet se dy ditë më parë, rreth orës 12:30, shtetases gjermane me inicialet F.M, banuese në Gjermani, i kanë vjedhur në makinën e saj çantën me rroba, një kamer dhe 200 euro.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datën 30.08.2017, rreth orës 12:30, në Bistricë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases gjermane F.M, vjeç 59 banuese në Gjermani, i parkuar te “Syri i Kaltër”, kanë vjedhur çantën e shpinës me rroba, 1 kamer të markës “Olimpia” dhe 200 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.08.2017, rreth orës 21:30, shtetasi A.R, vjeç 28 banues në Sarandë, ka bërë kallëzim se më datë 29.08.2017, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 1, ka parkuar mjetin tip “Golf” me xhamin e dritares të hapur dhe kur është kthyer, ka konstatuar se i kanë marrë disa mjete pune me vlerë 50 000lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: