Themeluesi i kompanisë “Tesla” dhe “SpaceX”, afrikano-jugori Elon Musk ka lëshuar mbrëmjen e djeshme në hapësirën e thellë raketën me të fuqishme në botë “Falcon Geavy”. Raketa u lëshua nga Qendra Hapësinore “Kenedi” në Florida. Miliarderi Musk që e ushtron profesionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon që përmes raketave të dërgojë njerëzit për turizëm në hapësirë, e më pas edhe në planetin Mars.

Raketa “Falcon Heavy” konsiderohet e jashtëzakonshme sa i përket teknologjisë, ndërsa brenda saj në këtë udhëtim u vendos edhe një makinë e vogël sportive që do të shëtisë nëpër hapësirë.

I pyetur pas lëshimit të raketës, Musk që konsiderohet një gjeni për kreativitetin e tij deklaroi se edhe gjerat e çmendura mund të bëhen realitet.

Vitin e kaluar në një prezantim në Adelaide të Australisë, Elon Musk deklaroi se udhëtimi nga Nju Jorku në Shangai mund të bëhet për 39 minuta, ndërsa për të udhëtuar nga Bangkoku në Dubai do të duhen 27 minuta, dhe 30 minuta për të shkuar nga Tokio në Delhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb