SHKODER-‘Turp, turp për Edi Ramën”, ‘Rama ik’, ‘Kukësi’, ‘O Edivin, o legen, prite Kukësin se po vjen’, ‘Fitore’ këto kanë qenë disa nga parrudhat që kanë lëshuar protestuesit që presin jashtë Gjykatës së Apelit në Shkodër, e cila dha edhe vendimin për 11 personat e prangosur pas tubimit të 31 marsit.

Sapo gjykata vendosi të lirojë 8 nga të burgosurit, si pjesëmarrës në protestën për taksën e ‘Rrugës së Kombit’, 3 prej tyre iu la sërish në fuqi masa ‘arrest me burg’.

Ndonëse protestuesit kanë mirëpritur me duartrokitje lirimin e 8 prej të arrestuarve, nisën të reagonin pasi masës për tre prej tyre u lanë në burg. Në burg kanë ngelur Oltion Cengu, Florin Onuzi, Vasil Laci
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb