Paniku shpërtheu mes pasagjerëve pasi avioni në të cilin udhëtonin rrëshqiti jashtë pistës në aeroportin turk dhe u përplas në anën e një shkëmbi me pamje nga deti, shkruan BBC.
Avioni Boeing 737-800 i linjës ajrore ‘Pegasus’ me 162 pasagjerë dhe 6 pjestarë të ekuipazhit kishte fluturuar nga Ankaraja dhe sapo ishte ulur në Trabzon në bregun e Detit të Zi nw momentin e aksidentit.
Guvernatori i provincës Yucel Yavuz tha se të gjithë personat në bordin e avionit ishin evakuuar ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Zyrtarët turq thanë se shkaku i aksidentit po hetohet ndërsa agjensia shtetërorë e lajmeve ‘Anadolu’ tha se rrëshqitja e avionit shkaktoi panik të madh në bordin e avionit.
Aeroporti i Tranzonit u mbyll për disa orë gjatë hetimeve nga ana e autoriteteve.
(a.k/BalkanWeb)