TURQI – Familja e një vajze të re, e cila humbi rreth një javë më parë ka vendosur që të shpëtojë 5 jetë të tjera, pas vendosi të dhurojnë organet e saj.

22-vjeçarja Elif Kuru ishte rrëzuar nga ballkoni shtëpisë së saj nga një lartëse prej 10 metrash dhe gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi më 13 shtator në një ndërtesë dykatëshe në Kocaeli Gebze, Turqi raporton Dailysabah.

Në një intervistë për mediat, babi i vajzës tha se familja ka vendosur të dhurojë organet e vajzës dhe se kjo ishte gjëja më e drejtë për t’u bërë: “Ta lëmë vajzën të jetojë shpirtra të tjherë.

Ndoshta do të kemi mundësi t’i përqafojmë njerëzit që do të mbajnë organet e vajzës sonë, shpresojmë se kjo do të na ndihmojë për ta pasur dhimbjen më të lehtë”, – tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: