STAMBOLL- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dënoi sulmin e përgjakshëm në Stamboll ku humbën jetën 10 persona, mes të cilëve tetë gjermanë sipas njoftimeve të fundit.

“Terroristët janë armiq të gjithë personave të lirë, për pasojë janë armiq të njerëzimit”, tha kancelarja gjermane sot në mbrëmje në Berlin.

“Përfundimisht kjo liri dhe vendosmëria jonë për të vepruar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër këtij terrorizmi do të mbizotërojë”, theksoi Merkel.

“Mund të ketë viktima të tjera. Nuk mund ta dimë në këtë moment nëse numri i të vdekurve do të mbetet i pandryshuar”, vazhdoi ajo.

Nga ana tjetër qeveria turke akuzon grupin Shteti Islamik për sulmin kamikaz në zemrën turistike të Stambollit ku u vranë 10 të huaj, ndërsa terroristi kishte kaluar ardhur nga Siria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb